Ulqini ka akoma mjaft pët të bërë në përmirsimin e ofertës turistike

0

Sot në hotel “Mediteran” UBA (Ulcinj Business Association) organizoi një panel diskutim me temën “Strategjia e Komunikimit për Destinacionet Turistike”.

Qëllimi i këtij Panel Diskutimi ishte rritja përceptimit të  koncepteve themelore të Turizmit , përcjelljes së trendeve turistike dhe aktivitetet që duhen të ndërmerren në menyrë që Ulqini si  destinacion turistik të mbijetojë në tregun e  globalizuar, duke përdorur avantazhet ndaj konkurrencës.

Panel diskutimin e hapi mr. Armend Milla i cili foli për rëndësinë e brendizimit të ofertës turistike dhe reklamimin e saj në mediat online. Ky lloj reklamimi është gjithnjë e në rritje dhe Ulqini duhet të punojë më tepër në afirmimin e kësaj metode, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në turizëm.

Për rëndësine e integrimeve euroatlantike në zhvillimin e turizmit foli mr. Asllan Llunji, i cili u ndal te antarsimi i mundshëm i Malit të Zi në NATO, si faktor që mund të nxisë zhvillimin e turizmit. Në vendet antare të NATO-s, tha Llunji, nuk ka pasur asnjëherë konflikte të armatosura, prandaj kjo ndikon edhe në sigurinë e përgjithshme, e cila është e një rëndësie të veçantë kur bëhet fjalë për turizmin.

Eksperti i njohur prof.dr. Gjorgje Obradoviq, profesor në universitetet e Dubrovnikut, Zadrit dhe Zagrebit, foli për hapat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirsimin e ofertës turistike të qytetit, deri nga miratimi i planeve urbanistike e deri te arritja që Ulqini të jetë Smart City, ashtu siç është edhe Dubrovniku.