Ulqinaku Muho Uruçi qeras njerëzit nëpër PG

0

Në internet është paraqitur një video e re ku shihet ulqinaku Muho Uruçi, i cili i paguan llogaritë e njerëzve në Podgoricë.

Në videon e re  paraqiten dy të rinj të cilët duan të bëjnë pagesën për pijet e tyre në një kafe, por në atë moment ulqinaku (i panjohur për qytetarët e Podgoricës) afrohet dhe bën pagesën për ta me telefon celular dhe më pas largohet.

Para disa ditësh nëpër media sociale ka dalë njëvideo e ngjashme ku Muhoja bën pagesa nëtë njëjtën mënyrë në markete.

Me sa duket bëhet fjalë për një reklamë për një shërbim bankar të ri, i cili lejon pagesën me anë të telefonit celular.

Njërën nga videot mund ta shihni më poshtë.