Ulqin: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit sonte në skenën e Qendrës për Kulturë

0

Sonte në Qendër për Kulturë, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqipëtarëve u mbajt koncerti i solistëve dhe orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit “Epoka në Pentagram”.

Koncertin e hapi kryetari i KKSH Genci Nimanbegu i cili u drejtua të pranishmëve me fjalimin përshëndetës. Nimanbegu theksoi kontributin e rëndësishëm që shqiptarët kanë dhënë për lëvizjet demokratike në Malë të Zi duke cekur që do të vazhdojnë të jenë faktor stabilizues, bashkpunimi në rrugën e Malit të Zi drejt Europës dhe integrimit në NATO. Ai theksoi angazhimet e KKSH në sfera të ndryshme, me fokus të veçant në problemet në fushën e arsimimit në gjuhën shqipe. “Kërkesat politike për decentralizim, rritje të ingirencave të komunave, përmirsimi i të drejtave politike do të jenë synimi jonë i vazhdueshëm” shtoi ai. Ai ftoi shqiptarët që të punojnë së bashku, të tejkalojnë lokalizmat dhe familjarizmat dhe të pranojnë vlerat e vërteta europiane, si e vetmja mënyrë për realizimin e qëllimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Duke falenderuar Drejtorin e Teatrit Kombëtarë Ilir Kemin, drejtuesen artistike Abigeila Voshtina, ai ftoi të pranishmit që të shijojnë tingujt e muzikës.

Në dirigjimin e Edmond Doko në skenën e Qendrës për Kulturë u interpretuan sonte vepra të ndryshme shqiptare dhe të huaja nga artistët shqiptarë të dëshmuar edhe në skenat europiane. Ndër interpretuesit ishin edhe soprano Eva Golemi, soprano Mariana Leka si dhe violinist Gëzim Bulçari.