Ujqit bëjnë kërdinë në Zogaj

0

Në natën ndërmjet të premtes dhe të shtunes, ujqit therën mbi 10 dele të pronarit Shyqyri Kraja në fshatin Zogaj të Ulqinit, shkruan “Vijesti”.

Ky nuk është rasti i vetëm i gostisë së ujqëve në komunën e Ulqinit këto kohët e fundit. Vendasit e fshatrave përreth qytetit kanë javë që tregojnë për raste të ndryshme të sulmeve të tyre, por jo te një mase të tillë si para dy netëve.

Sipas pronarit Shyqyri Kraja, këtë nuk mund ta kenë shkaktuar 1 ose 2 ujq por duhet të ketë qenë një tufë e vërtetë.

Edhe ato dele që shpëtuan të plagosura nuk mund të shërohen por do të duhet therja e tyre, tha Kraja.

Banorët janë të mendimit se nuk bëhet fjalë për ujq të egjër por për disa që janë mbajtur në pronë private, dhe janë lënë të lirë vetëm para disa kohëve.