Uji si model biznesi majft fitimprurës

0
water splashing from glass on blue background

Çmimet e ujit që qytetarët i paguajnë ndërmarrjeve lokale ndryshon nga qyteti në qytet, bile edhe nga stinët e vitit.

Më e habitshme është se uji, si nevojë jetsore pa të cilën nuk bëhet, dalngadalë po zhvillohet në një biznes mjaft fitimprurës.

Në mungesë të rrjetit të nevojshëm ujor, disa vendbanime janë të detyruara që ujin ta blejnë me cisternë, cka e rrit çmimin e tij disa herë. Pronarët e këtyre cisternave, sidomos gjatë periudhës së verës, kanë zhvilluar një model biznesi për tu pasur lakmi. Çmimi i ujit në Ujësjellsin Rajonal kushton 0.30 euro për metër kub, kurse ato e shesin rreth 5 euro.

Më të goditurit janë banorët e vendbanimeve në periferi të qyteteve. Në Ulqin Shtoji nuk ka fare rrjet ujësjellësi dhe varet komplet nga puset private dhe blerja e ujit me cisterna. Kjo përvec kostos së lartë, mbart me vete edhe rrezikun e përdorimit të ujit të pakntrolluar.

Probleme të ngjashme kanë edhe mjaft zona të Anës së Malit, kryesisht për mungesë infrastrukture e jo të ujit.

Në Tivar, vendbanimet në rrugën drejt Ulqinit, Utjeha dhe Veliki Pijesak, nuk kanë rrjet ujësjellësi, dhe detyrohen që ujin ta blejnë, cka për bizneset është një shpenzim marramendës.

Kurse Kraja është rast edhe më specifik. Si zonë në breg të Liqenit të Shkodrës, Kraja kurrë nuk ka pasur rrjet ujësjellësi, megjithë premtimet e partive në pushtet gjatë secilës fushatë elektorale. Për krajanët thënia “I etur pranë ujit” ka kuptim të plotë.

Shitja e ujit është fitimprurëse edhe për ndërmarrjet lokale të shpërndarjes. Banorët e disa qyteteve të Malit të Zi ujin e paguajnë disa herë më shumë se kto ndërmarrje e blejnë nga Ujësjellësi Rajonal.

Për shembull në Kotorr cmimi i ujit kap 1.66 euro për metër kub, kurse për bizneset 2.77 euro, cka e rradhit atë në vend të parë për shtrenjtësinë e ujit.

Ulqin, familjet paguajnë 0.77 euro për metër kub në periudhën e verës, kurse gjatë dimrit 0.67 euro. Për biznese ky cmim shkon në 2.52 euro verës dhe 2.18 euro dimrit.

Dallime drastike të cmimeve vihen re në veriun e Malit të Zi, ku p.sh. në Berane cmimi i ujit për familje është 0.22 euro për metër kub.