Uji në Plazh të Vogël nuk bën për larje?

0

Nga analizat e fundit të kryera në 90 plazhe në bregdetin e Malit të Zi, në 82 prej tyre cilësia e ujit është e nivelit K1, në 5 e nivelit K2, kurse në dy prej tyre, Greco Beach në Budva dhe Plazhi i Vogël në Ulqin, uji nuk bën për larje, thuhet nga NP të Mirat Detare.

Analizat u kryen nga Instituti për Biologjinë Detare në Kotorr me 30 dhe 31 korrik.

Nga këto dy plazhe instituti do të kryejë analiza të mëtejshme me qëllim përcaktimin nëse bëhet fjalë për fenomen të përkohshëm apo ndotje të detit.