Ujësjellësi paralajmëron grevë

0

Punëtoret e ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime”, paralajmërojnë fillimin e grevës së përgjithshme ne prag të festës së Vitit të Ri.

Sipas kryetarit të sindikatës, Rasim Osmani, greva do të fillojë për shkak të situatës së rendë ekonomike dhe mos realizimit të obligimeve ligjore nga ana e udhëheqësve të ndërmarrjes dhe marreveshjes me kryetarin e komunës, Fatmir Gjekën.

Osmani, në deklaraten e tij për gazetën “Dan” tha se ato e nderprenë grevën para 6 muajsh si rezultat i marreveshjes me kryetarin e komunës, ku u ra dakord që tu paguhen 2 rroga plus 60 mijë euro në bazë të rregullimit të ujrave të zeza.Nga kjo marreveshje nuk është realizuar asgjë dhe se ato kanë pritur kredinë milionshe me shpresë që ajo të realizohet, por se përsëri kanë mbetur duarbosh, ka perfunduar kreu i sindikatës.

Edhe pse banka gjermane KFW është e gatshme ta ndihmojë ndermarrjen me 625 mijë euro, ato nuk do të bejnë lëshimin e të hollave në llogarinë e ndërmarrjes por në llogaritë e kompanive të dala nga tenderat dhe  që do të kryejnë remontin e pompave të ujit si dhe blerjen e 3 mijë sahateve për matje

Sipas analizës së specialistëve gjerman, ndërmarrja nuk ka nevoje për më shumë se 100 punëtore, dhe se 50 prej tyre duhet të largohen.Në memorandumin që ato kanë nënshkruar me ish kryetarin Nazif Cungu, ndërmarrja duhet të këtë 10 punëtore në 1000 lidhje, dhe se 30 punëtore do të lirohen në fazen fillestare e me vonë edhe 20 të tjerë.

Pasi as kjo nuk është realizuar, në ndermarrje shprehin frikë se projekti i bankës gjermane KFW për rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, është vënë në rrezik serioz.