Ujësjellësi: Nesër disa zona pa ujë

0

Ndërmarrja publike “Ujësjellës-Kanalizime”, në një njoftim dërguar televizionit “Teuta” ka lajmëruar se nesër, ditën e premte, disa zona të Ulqinit nuk do të kena ujë prej orës 9.00 deri në 14.00.

Kjo ndërprerje do të ndodh për shkak të ndërhyrjeve në transit 250.

Bëhet fjalë për zonat Gaç, Pistull, Kodra dhe Totosh.