UBA: Turqia partner i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në Ulqin

0

Sot për vizitë në Ulqin ishte ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, i cili u takua edhe me përfaqsuesit e bizneseve të ndryshëm në komunën tonë.

Në takimin e mbajtur në hotel “Dolcino”, të pranishëm ishin afaristët më të njohur të qytetit, të cilët ambasadorit turk i paraqitën situatën socio-ekonomike të Komunës, nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me shtetin turk, si dhe falenderimet për përkrahjen e deritanishme.

Ambasadori Galip, nga ana e tij falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve, sidomos në fushën ekonomike, të cilat në të ardhmen duhet të intensifikohen me qëllim të arritjes së një bashkëpunimi edhe më të frytshëm.

Në fushat e turizmit dhe bujqësisë, tha ambasadori, Turqia mund të ofrojë shumë, pasi këto dy degë janë më të rëndësishmet edhe në Turqi, dhe ato janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë Ulqinin në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Më herët ambasadori Galip pati edhe një takim miqësor me zyrtarë e Komunës së Ulqinit.