UBA dhe BKA në Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit

0

Shoqatat afariste nga Ulqini UBA (Ulcinj Business Association) dhe BKA (Business Club Ana Malit)  janë duke marrë pjesë në Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit të organizuar në Tiranë.

Ky eveniment është i dyti me rradhë që organizohet nga ACIDAT (Albanian Chamber of International Trade and Development), e cila u themelua në vitin 2012, me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet botës së biznesit dhe shoqërisë. Poashtu qëllime të kësaj organizate janë promovimi i biznesit shqiptar në Shqipëri dhe në vendet e tjera, krijimi dhe zhvillimi i ndërlidhjeve pozitive në mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë nga antarët e saj, ndihma dhe mështetja e tyre në krijimin dhe zhvillimin e projekteve drejt sektorëve strategjik etj.

Gjatë aktivitetit u organizuan takime b2b (business-to-business) ndërmjet kompanive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kjo është hera e parë që në këtë aktivitet marrin pjesë kompanitë afariste nga Ulqini.