U mbajt sot trajnimi për marketing dhe brendim në turizëm

0

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi, në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Drejtorinë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Mal të Zi, në kuadër të projektit “Rrugët nfërkufitare për forcimin e sistemit turistik dhe zhvillimit ekonomik të Liqenit të Shkodrës”, ka mbajtur sot në hotel “Mediteran” në Ulqin punëtorinë e katërt edukative me titull “Marketingu dhe brendimi në turizëm”.

Ligjëruese në punëtori ka qenë Ljubica Kostić Bukarica, ndërsa trajnimi është organizuar me ndihmën e Komunës së Ulqinit dhe UBA-s.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe aftësive të prodhuesve dhe banorëve lokalë, të papunësuarve, ndërmarrësve aktualë dhe potencialë në fushën e marketingut në turizëm, të cilët mund ta përdorin për të rritur bizneset e tyre.

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, ka shprehur kënaqësinë dhe ka mbështetur zbatimin e projektit në territorin e komunës së Ulqinit, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në përmirësimin e ofertës turistike të Ulqinit, por edhe të Malit të Zi. Ai ka vlerësuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer në mes të vetëqeverisjes lokale dhe Agjencisë për Punësim, por edhe me ekipin e projektit. Mavriq ka shtuar se me punëtori edukative promovohen aftësitë aktuale të afaristëve, në mënyrë që të arrihet valorizim sa më efektiv ekonomik i kësaj zone, me prioritet zonën e Krajës dhe Shkodrës. Ai ka theksuar se në të ardhmen duhen organizuar edhe më shumë ngjarje të tilla dhe duhet të punohet drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet afaristëve lokale me qëllim të pjesëmarrjes së përbashkët në tregun global.

Trajnimi ka përfshirë këto tema: bazat e marketingut, marketing mix, mix promotiv, intreumentet e promovimit në turizëm, brendimi, bad and breakfast. Pjesëmarrësit kishin rastin që të krijojnë materiale promovuese (fletushka, kartëvizita, broshura) të cilat mund t’i përdorin në të ardhmen për nevojat e tyre me synim të promovimit më të mirë të bizneseve të tyre.

Pjesëmarrësit kanë përfshirë: përfaqësues të Komunës së Ulqinit, pronarë të bizneseve, pronarë të plazheve, ndërmarrës, ndërmarrës potencialë, përfaqësues të OJQ-ve, studentë, të papunësuar nga Ulqini.

trajnimi