U hap konvikti për nxënësit e medresesë “Mehmet Fatih” në Tuz

0

Sot në mënyrë solemne u bë hapja e konviktit  “Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan” për nxënësit e medresesë “Mehmet Fatih”.  Hapja e këtij konvikti, në Milesh të Tuzit, mblodhi shumë persona publik të politikës malazeze, dijetarë të fesë islame, mësimdhënës e nxënës të medresesë, si dhe banorë të kësaj zone, për të shenuar këtë ngjarje. Të pranishëm ishin edhe presidenti  Vujanoviq dhe ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Hafsa Al Ulama, të cilët së bashku me reisin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat  Fejziqin, bënë hapjen solemne të konviktit.

Këtë investim, i cili në mënyrë të tërthortë është  investim në dije, e mundësuan Organizata Humanitare “Zayed bin Sultan Al Nahyan”, Fondacioni “Khalifa Bin Zayed Al Nahyan”, si dhe Grupi “Bin Hamoodah”, nga Emiratët e Bashkuara Arabe. Konsulli i EBA-së Ibrahim Salem Al Alewi u shpreh se projektet humanitare të ngjashme me këtë, të cilat i drejtohen njerëzve pa dallim kombi, feje apo ngjyre, janë qëllim kryesor i vendit të tij që mban moton “Ofrimi i ndihmës dhe kryerja e të mirës pa selektim”.

konvikti-tuz1