Tuz: Policia arreston Dedë Berishën

0

Policia e Podgoricës ka arrestuar sot Dedë Berishën nga fshati Kurrec i Tuzit, si të dyshuar për plagosjen me armë të Hana Bunjaj (40 vjec) dh djalit të saj 17 vjec 4 ditë më parë, transmeton portali “Vijesti”.

Berishaj të martën në mëngjes, për shkak të disa mosmarrveshjeve për bagëtitë, ka plagosur me armë zjarri personat në fjalë dhe është larguar nga vendngjarja.

Nuk ka informata të hollësishme në lidhje me arrestimin, por Berishaj do të akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”, thuhet nga zyra e zv. Prokurorit të lartë.