Tuz: Dy të plagosur me armë zjarri në Dinoshë

0

Policia e Tuzit gjatë ditës së djeshme ishte në kërkim të Dedë Berishaj (51 vjec), nga fshati Krshevo i Dinoshës, i cili me armë zjarri ka plagosur Hana Vulaj (43 vjec) dhe djalin e saj D.V (17 vjec).

Arsyet e konfliktit, sipas mediave malazeze, ishin mosmarrveshjet në lidhje me bagëtitë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, policia nuk ka mundur të hyjë në gjurmë të Berishaj, i cili pas aktit të kryer është dhënë në ikje.

Sipas njoftimeve nga policia, kërkimi i të dyshuarit vazhdon.

 

 

foto: www.cdm.me