Turneu botëror Fed Cup së shpejti në Ulqin

0

Sot në Ora 12:00 në Podgoricë, u mbajt konferenca për shtyp në lidhje me turneun e nivelit botëror Fed Cup i cili për të dytën herë do të mbahet në fushat e klubit të tenisit “Bellevue” në Ulqin, prej13 deri me 18 Prill.

Në këtë konferencë morën pjesë:

Kryetari i klubit të tenisit “Bellevue” Z. Nazif Cungu,

Kryetari i Federatës së Tenisit Z. Dimitrije Rashoviq

Selektori i Fed Cup Reprezentacionit Z. Ivan Nikolliq

Drejtori i Turneut- Aleksandar Sekulloviq

PR i Turneut -Armend Milla

 

 

Në këtë turne klubi i tenisit “Bellevue” do jetë nikoqir për 17 reprezentacione botërore që marrin pjesë në këtë manifestim.

Duhet të cekët fakti që ky lloj turneu është i nivelit të lartë botëror; teknikisht ky turne përfshin përmbi 80 ball boys ( mbledhës të topave), përmbi 50 refera dhe afro 50 persona që do jenë në bazë vullnetare dhe do ndihmojnë organizimin e këtij manifestimi.

Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se klubi i tenisit “Bellevue” ka arritur që për një kohë të shkurtë të paraqitet si klubi më i mirë në Mal të Zi, si dhe të respektohet nga delegacioni i ETA ( Asociacioni i Turnamenteve Botërore) dhe ITF ( Federata Internacionale e Tenisit)