Tuna dhe Cozman nuk janë arrestuar?

0

Lajmi se Tuna dhe i dashuri i saj njëkohësisht këngëtari Cozman janë arrestuar mbrëmë në Ulqin, duket se nuk është i vërtet. Sipas disa mediave, Tuna dhe Cozman janë arrestuar mbrëmë nga policia malazeze pasi që u është zënë sasi e vogël e marihuanës.

Por këtë e ka demantuar menaxhmenti i këngëtarëve duke e quajtur si shpifje të ulët, raporton Zëri.

“Artistët janë në Prishtinë dhe nuk kanë udhëtuar fare në Ulqin. Lajmi për arrestimin e tyre nuk është i vërtet”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të këngëtarëve.

Tuna dhe Cozman nuk kanë mundur të shkojnë fare në Ulqin për shkak të kolonave të gjata dhe aksidenteve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata sipas menaxhmentit janë në Prishtinë dhe sot do të performojnë në Vushtrri.