Trepça, Serbia do i drejtohet OKB-së

0

Qeveria serbe të hënën do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me “konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkelje të rezolutës 12 44, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon”.

Në një konferencë për shtyp Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç deklaroi se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës -të cilat Gjuriç i quan të përkohshme – “për konfiskimin e ‘Trepçës’ janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë”, njofton Oranews.

“Nëse nuk do të flisni në Bruksel do të flasim në OKB”, tha Gjuriç.