Tregu i Ulqinit: Shesin mallin e vet, trajtohen si kriminelë

1

Inspektorët e drejtorisë së doganave sot në tregun e Ulqinit kanë sekuestruar rreth 20 kilogram duhan shtëpie, te cilin banorët e Krajës cdo ditë pazari e ulin për ta shitur.

Prodhimi i duhanit është aktivitet tradicional në zonën e Krajës, nga i cili shumë familje sigurojnë bukën e gojës.

Malli u sekuestrua nga Rifat Markasheviq, Musa Dodiq, Hajrullah Dragoviq dhe Sait Gjonoviq, të cilëve iu dha edhe dënimi prej 134 eurove.

Rifat Markasheviq i indinjuar tha për “Vijesti” se nëse duhet të pagujanë dënimin atëhere të paktën le tua kthejnë mallin.

Sait Gjonoviq, i cili të tre femijët i ka studentë, tha se cdo të premte i duhet të kalojë 120km për të shitur mallin, dhe në fund atë ja marrin.

Ai shtoi se nuk është kundër regjistrimit si prodhues dhe caktimit të taksës.

“Le të vinë të na numërojnë të mbjellat dhe të na caktojnë TVSH-në. Nuk kemi asgjë kundër.”

Hajrullah Dragoviq tha se më vonë ju kane kthyer nga 2-3 qese dhe i kanë paralajmeruar se nuk lejohet as ta mbjellin e as ta shesin duhanin.

Kjo nuk është hera e parë që mosfunksionimin e sistemit tatimor të shtetit, ta vuajnë  pikërisht ato që më shumë halle sigurojnë bukën e gojës.

1 Koment

Comments are closed.