Top kërkimet në Google gjatë vitit 2014

0

Publikimi i kërkimeve më të shpeshta në Google gjatë vitit 2014 paraqet edhe një përmbledhje të çështjeve më të përfolura gjatë vitit që po kalon. Fakt interesant është se emri i gjeniut komik Robin Williams që ndërroi jetë këtë vit, ishte më i kërkuar se çdo gjë tjetër në Google.Lista e Google dëshmon edhe interesimin e lartë të popullsisë së botës mbi informinim në lidhje me ngjarjen shumë tragjike siç ishte zhdukja e Malaysia Airlines Flight 370 si dhe epidemisë Ebola. Dy të fundit paraqesin një ndryshim nga top kërkimet e vitit 2013, ku ndikimi i teknologjisë celulare ishte tejet i dukshëm.

iPhone 6 zë vendin e parë për kërkime gjatë vitit 2014 kur vjen deri tek pajisjet elektronike, duke lënë pas Samsung Galaxy S5. Sa i përket kategorisë së personazheve më të kërkuar, aktorja Jennifer Lawrence mundi Kim Kardashian.Përveç listës së përgjithshme, më poshtë mund të gjeni edhe se cilat ishin lajmet globale, pajisjet elektronike, atletët si dhe pyetjet lidhur me udhëtime që janë kërkuar më së tepërmi gjatë vitit 2014, duke i ndarë ato nëpër kategori të posaçme.

Top kërkimet:

1. Robin Williams

2. Kupa e botës 2014

3. Ebola

4. Malaysia Airlines

5. ALS Ice Bucket Challenge

6. Flappy Bird

7. Conchita Wurst

8. ISIS

9. Frozen

10. Lojërat Olimpike Dimërore Sochi 2014

Top lajmet globale:

1. Ebola

2. ISIS

3. Malasyia Airlines

4. Krimea / Ukraina

5. Ferguson

Top pajisjet elektronike:

1. iPhone 6

2. Samsung Galaxy S5

3. Nexus 6

4. Moto G

5. Samsung Note 4

Top atletët:

1. James Rodriguez

2. Michael Schumacher

3. Ray Rice

4. Luis Suarez

5. Neymar de Silva Santos

Top pyetjet lidhur me udhëtime:

1. Si të udhëtohet e gjithë bota

2. Si të udhëtohet me buxhet të limituar

3. Si të aktivizohet një blog lidhur me udhëtime

4. Cilat janë punët që mundësojnë udhëtime

5. Si të udhëtohet vetëm