Tivar: Hapet kampi i basketbollit për fëmijët nga rajoni

0

Edhe sivjet, ashtu si edhe gjashtë vitet e shkuara, në Tivar u hap kampi tradicional i basktbollit për fëmijët e rajonit.

Në këtë kamp, simbolisht të quajtur “Diplomacia e basketbollit”, do të marrin pjesë fëmijët nga Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova.

Organizator të kampit janë ambasada e SHBA-së në Mal të Zi dhe univerziteti amerikan “Georgetown”.

Hapjen solemne e bëri ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara, e cila tha se është krenare për mbështetjen që ambasada i jep këtij kampi. Ajo shtoi se qëllimet doplomatike mund të arrihen më së miri nëpërmjet aktiviteteve sportive, të cilët ndërtojnë ura lidhëse ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme.

Në kamp do të marrin pjesë rreth 40 djem dhe vajza prej moshës 15 deri në 18 vjecare.

Në emër të komunës së Tivarit përshëndeti edhe kryetari i saj Zoran Srzentiq, i cili shprehu kënaqësinë që pikërisht Tivari është zgjedhur si nikoqir i këtij kampi.

Kampi do të zgjasë nga 27 deri me 30 korrik.