Tifozët shqiptarë: ndalimi i ardhjes në Beograd racizëm

0

Me kërkesën e Shoqatës së Futbollit të Serbisë dhe gjithashtu me rekomandimin e UEFA-s, tifozëve të Shqipërise nuk iu lejua që të jenë prezentë në lojën mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do mbahet sot në Beograd. Nga Serbia transmetuan që në të kundërt çdo individ do largohet dhe do procesohet brenda suazave ligjore.

Grupi i tifozëve nga Kosova që kishte planifikuar ta përkrahë përfaqësuesen shqiptare, është e dëshpëruar nga ky vendim.

Përfaqësuesit e tifozëve “Kuq e Zi” këtë ndalim e konsiderojnë racizëm, përderisa përfaqësuesit e tifozëve nga Prishtina të quajtur “Plisat”, thonë se një nga grupet e tyre tashmë ka arritur në Beograd dhe se tjetri niset të martën në mëngjes.

Ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë  në kualifikatore për Kampionatin Evropian do mbahet sonte në Beograd, por pa tifozët shqiptarë. Kjo më së shumti i ka dëshpëruar tifozët e Kosovës.

Shoqata e Futbollit e Serbisë së pari ndau rreth 1.000 bileta për tifozët e Shqipërisë, por, pasi që e vlerësoi këtë ndeshje me “rrezik të lartë”, nga Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi emrat dhe informatat e tifozëve që do përcjellin ndeshjen, që ishte kusht t Shoqatës së Futbollit cilin shqiptarët nuk e pranuan.

kombetarja