Tifozat serb kundër Malit të Zi për shkak të përkrahjes së Kosovës

0

Tifozët serb të Crvena Zvezdës kanë shpalosur një baner në ndeshjen kundër Borçës, i cili shpreh indinjatën e tyre për përkrahjen që Mali i Zi i dha Kosovës në votimin për UNESCO.

“Harmonia dhe besimi duhet të fitojnë, Mali i Zi do të jetë sërish serb, Kosmeti është zemra e Serbisë” , thuhet në banerin e tifozave serb.

Votimi i Malit të Zi pro pranimit të Kosovës në UNESCO ka ngjallur jo pak pakënaqësi tek politikanët dhe popullata serbe.

Kryeministri Vuçiq është shprehur pas votimit se nuk do ta harrojë gjestin e Malit të Zi dhe Maqedonisë.