Themelohet Bashkimi i nxënësve të shkollave të mesme

0

Me datën 27.03  u themelua Bashkimi i parë nxënësve të shkollave të mesme të Malit të Zi, në gjuhen malazeze i quajtur Unija srednjoskolaca Crne Gore.

Projekti  është financuar nga  fondacioni gjerman Schuler Helfen leben, por i udhëhequr nga organizata joqeveritare Juventas .Qellimi i këtij projekti dhe Bashkimit të nxënësve të Malit të Zi është që të përmirsojnë kushtet e adoleshenteve në Mal të Zi, që ti zhvendosin kufijta e të drejtave të tyre, ti shprehin qartë dëshirat dhe të luftojnë që zeri i tyre të dëgjohet.

Organizata e ka formen e parlamentit të Malit të Zi. Përfaqsuesit janë nxënësit e shkollave të mesme nga i gjithë Mali i Zi dhe organizata ka organet kompetente : 7 anëtarë të komitetit drejtues, kryetarin , nënkryetarin, sekretarin si edhe anëtarët plotësues.

Shkolla “Vëllazërim-Bashkimi” pati dy përfaqsuese në seancen e fundit (Arlinda Osmanoviq dhe Florinda Xhaferoviq). Ato premtojnë që nxënësit do të kenë drejtat e tyre dhe si pjesemarrëse të programit janë ndarë tepër të kënaqura.Theksojnë se ndryshimet për të mirë do të ndodhin doemos sepse të rinjtë janë ato që vendosin për të ardhmen. E ardhmja e tyre është drita e së nesërmes.