Thaci: Serbia me mentalitet të shekullit të kaluar

0

Zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, ne faqen e tij në facebook, tha se Serbia nuk po heq dore nga mentaliteti i saj ekspansionist i shekullit të kaluar.

Sipas Thacit, këtë e tregon fakti se Serbia gjatë gjithë kohës po bën zhurmë politike duke paraqitur të ashtuquajturit planet e veta për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Për ne këto plane nuk janë surprizë, ashtu si nuk përbëjnë surprizë as për vendet demokratike te botës të cilët na ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarsisë.” – shtoi ai.

Sipas fjalëve të tij, pala kosovare mundet vetëm të shprehë zhgënjim për një qëndrim të tillë të një vendi fqinj që synon integrimet europiane.

“Principet e funksionimit të Unionit Europian janë të qarta, dhe ne do ta ndihmojmë fqinjin verior të dalë nga mentaliteti i shekullit të kaluar, duke ja bërë të qartë se Kosova është tash 16 vite e lirë dhe 7 vite e pavarur.” – përfundoi Thaci