Thaçi: Rrini në vendlindje dhe avanconi politikën shqiptare

0

Zv. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u takua në pallatin “Venecija” me përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe deputët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi.

12

Ai tha se është i nevojshëm avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e biznesit dhe kulturës në mes dy vendeve,.

Ai ofroi ndihmën e qeverisë se tij dhe eksperteve të Kosovës në përpunimin e abetares e cila do të jetë e pranueshme për shqiptarët në Mal të Zi, si dhe përkrahje në regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në universitetet e Kosovës, cka do të sillte një rritje të aftësimit të kuadrove shqiptarë.

thaci

Ai premtoi rritje të bashkëpunimit me rajonet e Malit te Zi ku jetojnë shqiptarët, dhe u apeloi të rinjve që të mos e braktisin vendlindjen, por të qëndrojnë dhe të ndihmojnë në avancimin e politikës dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.

Me këtë takim Thaçi e përfundoi vizitën dyditore në Mal të Zi, dhe rreth orës 19.40 u nis për në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.