Thaçi: Do përpiqemi të përmirësojmë kushtet dhe të drejtat e shqiptarëve ne Mal të Zi.

    0

    [box type=”info”]”I sigurova që teksa jemi duke u konsoliduar, kanë për t’u shtuar ndjeshëm edhe mundësitë edhe përpjekjet e shtetit të Kosovës për të kontribuar në përmirësimin e kushteve dhe të drejtat e tyre. HTH”[/box]

    Me largimin nga Ulqini ku ishte ne vizitë zyrtare, Hashim Thaçi shkroj disa fjali në faqen e tij në Facebook të cilat po i përcjellim në tërësi.

    Po kthehem për në Kosovë me mbresat më të mira nga takimi i përzemërt që pata në Ulqin me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në trojet e tyre brenda Republikës së Malit të Zi. I falenderoj me përulje gjithë ata ulqinakë të shumtë që dolën rrugës për të më uruar mirëseardhjen. Në emrin tim dhe mbarë Kosovës, u shpreha mirënjohjen e sinqertë për mikpritjen bujare që ata na kanë dhënë gjatë viteve 1998-1999. Bisedova gjithashtu me përfaqësuesit politik të popullit shqiptar në Malin e Zi për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen. I sigurova që teksa jemi duke u konsoliduar, kanë për t’u shtuar ndjeshëm edhe mundësitë edhe përpjekjet e shtetit të Kosovës për të kontribuar në përmirësimin e kushteve dhe të drejtat e tyre. (Fotot: A. Ibrahimi) HTH

    Hashim_Thaci_facebook