Thaçi në Ulqin. Përshëndetet edhe me qytetarët

0

Zv. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, mbërriti në pasditen e sotme  në Ulqin, ku përveç politikanve dhe gazetarëve, u prit edhe nga mjaft banorë që kishin dalur për ta përshëndetur.

Me të mbërritur para ndërtesës së komunës, Thaçi vendosi lule në memorialin përkujtimor të qytetarëve të Kosovës, të vendosur në shenjë falenderimi per humanizmin e treguar nga banorët e Ulqinit ndaj refugjatëve kosovar në vitet e luftës.

image-c3e6f04c92cdaf072310ff5037fcc5e1cb1b685186756c697504d7f20e8511e4-V

Edhe pse vizita përcillej nga masa të larta sigurie dhe protokoll strikt, Thaçi nuk e la pa u përshëndetur me qytetarët e shumtë qe kishin dalë ta presnin.

image-3f87d9f032f43bb9d23bb814b138b6bcd7659689a34b59abc2884c3e6f78748a-V

Pas takimit me kryetarin e komunës dhe zyrtarë të tjerë, sonte ne kala Thaçi do të takohet me deputetët shqiptarë në kuvendin e Malit të Zi dhe kryetarët e partive shqiptare.