Thaçi: Mirënjohje qytetarëve të Ulqinit.

0

Në axhendën e vizitës së Hashim Thaçit është shtuar edhe ndalesa tek pllaka përkujtimore e përndjekurve nga Kosova në periudhën e luftës çlirimtare.

Me ndalesë kësaj pllake Thaçi do të jap një shenj mirënjohje qytetarëve të Ulqinit për përkujdesjen e te përndjekurve nga kosova ne kohen agresionit Serb.

Pllaka është ngritur më 6 mars 2002.  Në tekstin e pllakës, që është i shkruar në tre gjuhë (shqip, serbokroatisht dhe anglisht), thuhet:

PLLAKË PËRKUJTIMORE

Në shenjë falënderimi qytetarëve të Ulqinit dhe rrethinës për humanizëm, solidaritet, mikpritje, strehim dhe përkujdesje të treguar ndaj të përndjekurve nga Kosova në periudhën mars 1998 – qershor 1998.

Mirënjohësit nga Kosova.