Thaçi flet nga Tirana – “Arrestimi i N.Thaçit, veprim arbitrar i Serbisë. Të kryhet demarkacioni!

0

“S’ mund t’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë” deklaroi Presidenti Thaçi pyetjes së një gazetari lidhur me arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore Nehat Thaçi nga Serbia.

Pyetja u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Nishani sot në vizitën zyrtare që presdienti Thaçi ka në Tiranë.

Hashim Thaçi: “Ne jemi duke koordinuar krejt potencialin dhe angazhimin tonë me autoritetet ndërkombëtare. Pjesëtarët e UÇK kanë bërë luftë të drejtë. Eshtë për të ardhur keq për këtë reagim paranojak të Beogradit në raport me pjesëtarët e UÇK-së me dosje të kohës së Millosheviçit. Po punojmë me autoritetet përkatëse që kjo çështje të mbyllet drejtë dhe njëherë e përgjithmonë. Ky veprim arbitrar ngjall reagime të të gjithë institucioneve të Kosovës dhe Ndërkombëtare dhe do të shtrohet në instancat më të larta të dialogut të komunikimit ndërshtetëror me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Cfarë mendon Thaçi dhe Nishani për demarkacionin me Malin e Zi?

Thaçi nxit dialogun. Nishani: Nuk ndërhyjmë. Ja deklaratat

Hashim Thaçi: Nxis dialogun politik në Kosovë. Në parlament po zhvillohet një debat konstruktiv dhe më mban me shpresë se do të nxjerrë një konkluzion të drejtë mbi interesa partiake, logjikën provinciale dhe mbi politikën ditore. Interesi shtetëror është të kryhet demarkacioni, të ndodhë liberalizimi i vizave dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Nga Tirana nxis debatin

Bujar Nishani: Për çështjet konkrete, padyshim që janë çështje me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë. Në kontekstin e detajuar, Shqipëria, unë e kam pasur qëndrim timin të pandryshuar, Shqipëria nuk mund të ndërhyjë dhe nuk do të ndërhynte në debatin politik në Kosovë pasi çështje të tilla janë terësisht pjesë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së lidershipit të klasës politike dhe të gjithë aktorëve të tjerë vendimarrës dhe opinionbërës në Kosovë. Mendoj se të gjithë duhet të orientohen nga interesi madhor dhe strategjik i Kosovës. Gjenerata e sotme që ka fatin dhe privilegjin të përfaqësojë mandate por dhe të marrë vendime mendoj se përgjegjësinë më të madhe e ka për të menduar për gjeneratat që vinë.Nuk mundem ti orientoj apo këshilloj sepse është përgjegjësi dhe detyrë e klasës politike në Koosvë të marrin vendimet e duhura. Ajo çka unë uroj është që përgjegjësia e tyre ti shërbejë interesit më të mirë strategjik të Kosovës dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe gjithë qytetarëve të tjerë që jetojnë në të.