Tërmeti zgjon Ulqinin

0

Një tërmet i lehtë por me një zgjatje prej gati 10 sekondash ka goditur sot në mëngjes Ulqinin.

Tërmeti u regjistrua në orën 7.26 minuta.

Epiqendra e tërmetit ishte 14km nga qyteti i Bulqizës në Shqipëri, në thellësi prej 10 kilometrash.
Fuqia e regjistruar e tërmetit në epiqendër ishte 4.9 ballë.