Tërmeti në Itali, bilanci tragjik: 268 viktima, 387 të plagosur dhe 40 lëkundje te tjera

0

Rritet bilanci i viktimave që humbën jetën pasi një termët I fuqishëm 6.2 ballë goditi mëngjesin e së mërkurës Italinë qendrore, duke shkuar në 268 numri i të vdekurve. Që prej dy ditësh vijojnë gërmimet për gjetjen e të mbijetuarve, ne Arquatan, Açumolin, dhe Amatrice, ku nxirren trupat e pajetë, ndërsa shpresat shuhen pak nga pak për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja. Nuk është e lehtë të gërmosh kur toka dridhet ende nga tërmeti që nuk kanë të mbaruar, pasi edhe gjatë natës ka pasur 40 lëkundje me magnitude 4.2 ballë.

Forcat e kërkim-shpëtimit vijuan dhe gjatë natës kërkimet mes rrënojave me pishtarë në duar, ashtu si dje. Lotë, britma gëzimi sapo dikush nxirret i gjallë nga rrënojat, siç ishet rasti i 10-vjeçares që u gjet pas 17 orësh kërkim. Familjarë rrethojnë ndërtesat e shembura në pritje të një lajmi të mirë për të afërmin e zhdukur. Kjo është drama që ka ‘mbërthyer’ prej dy ditësh zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore, por edhe mbarë vendin.

Emergjencat Civile kanë konfirmuar se deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën 268 persona, dhe u plagosën 387 të tjerë, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e shumë të tjerëve që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur dje gjendjen e emergjencës pas tërmetit të një dite më parë. Kryeministri Matteo Renzi bëri të ditur se qeveria ka akorduar 50 milionë eurot e para për emergjencën e shkaktuar nga tërmeti, ndërsa siguroi se rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioritet i të gjithë vendit. Qeveria po parashikon të përjashtojë nga taksat zonat e prekura nga tërmeti.