Tërmeti i tretë brenda 10 orëve

0

Edhe një tërmet tjetër goditi mbrëmë zonëne Podgoricës dhe Tuzit, me të njëjën epiqendër si dy të parët.

Tërmeti u regjistrua në orën 1.58 minuta dhe kishte fuqi të njëjtë si ai i pari, gjegjësisht 3.9 ballë Rihter.

Sipas Qendrës Seizmologjike të Malit të Zi, tërmeti nuk ka mundur të shkaktojë dëme në zonën epiqendrale.