Tërmeti dridh Ulqinin

0

Sot në mëngjes rreth orës 3.06 minuta, Ulqinin e goditi një tërmet me fuqi 3.6 shkallë Rihter.

Sipas Entit Seizmologjik të Malit të Zi, epiqendra e tërmetit ishte 14km në jug të Ulqinit në thellësi prej 11km. Tërmetet me forcë të këtillë nuk mund të shkaktojnë dëme materiale në zonën e epiqendrës.