Tenderi për sistemin e kanalizimit: Caktohen përfaqsuesit e Komunës së Ulqinit

0

Mustaf Gorana, inxh. i makinerisë dhe Sekretar për planifikim hapsinor, si dhe Xhemal Dervishi inxh. i ujrave dhe drejtues në NP Ujësjellës dhe Kanalizime, janë zgjedhur përfaqsuesit e Komunës së Ulqinit në komisionin e tenderit për sistemin e kanalizimeve dhe ujrave ta zeza Kodra-Totosh-Mali Bardhë-Braticë-Fusha e Ulqinit.

Ky investim me vlerë 5.5 milionë euro do të financohet nga Banka Europiane për Zhvillim, dhe do të jetë i një rëndësie vitale jo vetëm për banorët e këtyre zonave por gjithë qytetit.