Tenderi për pastrimin e Bunës: Nuk u paraqit asnjë kompani.

0

Tenderi i parë për pastrimin dhe blerjen e materialit tepricë nga dega e djathtë e derdhjes së lumit Buna ka dështuar, pasi asnjë kompani nuk dorëzoj ofertë.

Afati i skadimit të tenderit ishte dje. Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Fuad Haxhibeti, tha se Drejtoria e ujrave do të shpall tenderin e ri, si rezultat i marrëveshjes ndërmjet kësaj drejtorie dhe komunës.

Çmimi fillestar për metër kubik të materialit është 2.75 euro.