Tender për Rivijerën e Ulqinit

0

Këshilli për Privatizim dhe investime kapitale këtë vit planifikon të hapë një tender të ri për Marinën e Tivarit, Rivijerën e Ulqinit, Montepranzo Bokaprodukt, Gornji Ibar Rozhajë dhe kompleksin nautiko- turistik (NTC) Marina e Kotorrit, tha sekretari i këtij këshilli Aleksander Ticiq.

Ai tha se Këshilli këtë vit ka për të vazhduar zbatimin e tenderëve tashmë të publikuar dhe krijojë kushte për hapjen e tenderave të rinj.

“Është në përgatitje Propozim Vendimi për planin e këtij viti, i cili punohet në bashkëpunim me ministritë përkatëse, fondeve dhe komisionet e tenderit kështu që ende nuk disponojmë informacione të sakta, sepse mund të bëhen ndryshime deri tek propozimi përfundimtar,” tha Ticiq për agjensinë MINA.

Ai shtoi se plani i privatizimit i këtij viti mund të plotësohet gjatë vitit, nëse ka interesim të investitorëve per kompanitë apo lokacionet e caktuara.