Telefonata pa roaming në rajon….

0

Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së mund të kominikojnë me njëri tjetrin pa tarifa roaming.
Këshilli bashkëpunimit rajonal mbështet nismën për një platformë rajonale për roaming dhe studimin për ndikimin në fushën ligjore dhe rregullatore që do të ketë ky zhvillim.
Më shumë gjysma e 1800 biznesmenëve të pyetur në sondazhin Ballkan Barometër, thoën se eleminimi i tarifave roaming në rajon do të jetë shumë i dobishëm për biznesin.
Sekretari Përgjithshëm i këshillit Bashkëpunimit Rajonal Goran Svilanovic tha se KBR do të punojë për të zgjeruar zonën gjeografike të mbulimit të Marrëveshjes Rajonale për Roaming, dhe se do të jetë një avokat i fortë për kordinimin e politikave të roaming dhe për integrimin e ICT në agjenden e “lidhjes” rajonale.
Diskutimet për roaming po zhvillohen në forumin dy ditor që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi” Rregullimi tregut të komunikimit elektronik’