Të shtunën ekspozita e punimeve nga konkursi i Horizontit të Ri

0

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri organizon ekspozitë të punimeve figurative dhe të fotografisë, të cilat të rinjtë e Ulqinit i kanë dërguar në konkursin me temën “Ulqini qytet për të rinj”. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit Politika për të Rinj në Ulqin, i cili ka për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për të rinj, dokumenti i parë strategjik që u dedikohet të rinjve në Ulqin.

Hapja e ekspozitës do të bëhet ditën e shtunë, më 22 nëntor 2014, në ora 18.00, në Galerinë e Qendrës Kulturore – Ulqin.

Tri punimet më të mira të kësaj ekspozite do të shpërblehen me dhurata të veçanta, të cilat për këtë rast i ka siguruar Komuna e Ulqinit, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e konkursit do të marrin mirënjohje për pjesëmarrje në këtë projekt.