Të shtunën Dita e Ulqinit. Ja edhe programi i parashikuar për këtë festë

0

Të shtunën me 4 prill do të festohet Dita e Ulqinit, e cila tradicionalisht kremtohet të shtunën e parë të prillit, që simbolizon përfundimin e vjeljes së ullinjve, daljen e detarëve në det dhe fillimin e sezonit turistik.

Për këtë festë Komuna ka përgatitur edhe programin e vet, i cili fillon të premten dhe përfundon të dielen. Programi është si më poshtë:

 

E premte, 3 prill 2015

ora 9.00 – Takimi i klerikëve fetar me kryetarin e komunës

10.00 – Konferenca shkencore: “Ndërtimi i paqes në Ballkan

dhe integrimii tij në BE dhe NATO”

11.00 – Pranimi i studentëve të dalluar

E shtunë, 4 prill 2015

ora 11.00 – Kuvendi solemn

– Shoqata miqtë e muzikës ” Rozafa expression”

– solo Arlinda Agolli

– sopran Gjylie Pelingu

– drejtor artistik kompozitor prof. Zef Çoba

– sopran Milica Llallosheviq

-Koktej

– ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz

19.00

– Promovimi i serenatave Ulqinake, Qëndra për kulturë

E dielë, 5 prill 2015

ora 10.00 – turneu i XIV ndërkombtarë i karatesë “Ulqini Open

2015”, palestra sportive shkolla “Marshall Tito”

11.00 – panairi i punësimit, hoteli “Mediteran”

12.00 – konceri i talenteve të rinj, Ranë

13.00 – panairi i suvenirave dhe artizanatit, Ranë