Të premten Ulqini pa rrymë

0

Nga Elektrodistribucioni i qytetit njoftohet se me datën 30.01.2015, për shakak të punimeve të planifikuara, zona e qytetit do të jetë pa rrymë prej orës 10.00 deri në orën 16.00.

Burimet  nga kjo ndërmarrje thanë për portalin tonë se ka mundësi që pa rrymë të jetë i gjithë qyteti, me përjashtim të zonës së Plazhit të Madh. Nga kjo ndërmarrje shpresojnë që punimet të kryhen më parë se afati i parashikuar dhe të mos zgjasin më tepër se 3 orë.