Të Mirat Detare ndajnë nga 5.000 euro për Otrant dhe pritjen e Vitit të Ri

0

Ndërmarrja publike të Mirat Detare, ka ndarë 5.000 euro për skuadrën e futbollit Otrant-Olimpik dhe po ashtu 5.000 euro si ndihmë Komunës së Ulqinit për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, ka kumtuar kryetari i Bordit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje Xhaudet Cakuli.

Përvec kësaj, Bordi Drejtues i të Mirave Detare ka marrë vendim që të dalë nga kompania “Star of Montenegro”, në mënyrë që të përshpejtohet shkëputja e kontratës për ndërtimin e hotelit në Sukë, kurse NP “Veprimtari-Komunale” i janë paguar 11.000 euro për shfrytëzimin e objekteve sanitare nga qiramarrësit.