Të mërkurën festivali krijues i gruas

0

Të mërkurën mbahet edicioni i sivjetmë i FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR I GRAVE KRIJUESE ULQINI 2017, të cilin e realizon Shoqata “Harmonia”, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, në kuadër të kremtimit të Ditës së Komunës së Ulqinit.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen krijuese të artit letrar, skenik, muzikor dhe pamor nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Festivali mbahet në sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës në Ulqin dhe fillon në orën 12,00.

Ky është aktiviteti i vetëm në Mal të Zi dhe vendet e rajonit,i cili i dedikohet artit krijues të gruas.Ai deshmon fuqinë e pamohueshme të produktit shpirtëror të gruas, shpesh i anashkaluar dhe i nënvlerësuar pa të drejtë, nga gjinia tjetër.

Në foto:Edicioni i XVII i festivalit ( 2015)

 

Shoqata “Harmonia”