Të enjten në Katërkollë: Manifestimi “Dita e shegës 2017”

0

Biznis Klub Ana e Malit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën
Turistike –Ulqin organizojnë manifestimin:

“DITA E SHEGËS”2017

E enjte, 02 nëntor 2017 –Katërkollë

PROGRAMI

Ora 09:00 –Në kuadër të manifestimit ,, Dita e Shegës’’2017 që organizohet për të
gjashtin vitë më rradhë do bëhet mbjellja e bimëve dekorative më qëllim rregullimin e hapsirave publike në zonën urbane të Katërkollës.

Ora 10:00 – Hapja e manifestimit, vizitë stendave nga përfaqësuesit e pushtetit lokal ,
bashkëbisedim dhe takime më përfaqësuesit e stendave për mundësitë e thellimit të
bashkëpunimit .

Koktej për të gjithë të pranishmit si dhe ushqime popullore !
Pjesëmarrja në stenda do shpërblehet më nga 20 euro.
Loja shpërblyese ku do të bëhët ndarja e çmimeve për tre vendet e para :
Stenda më e mirë për promovimin e shegës dhe prodhimeve tjera do vlerësohet më shumën:
100 euro – vendi I
50 euro – vendi II
30 euro – vendi III