Të enjten manifestimi tradicional “Dita e Shegës”

0

Manifestimi tradicional “Dita e Shegës”, i cili edhe këtë vit organizohet nga Biznes Klub Ana e Malit në bashkëpunim me Komunën dhe Organizatën turistike të Ulqinit, do të mbahet të enjten me 10 nëntor në Katerkollë.

Hapja e manifestimit është paraparë në orën 10.00, ku përfaqësuesit e pushtetit lokal do të vizitojnë stendat e prodhuesve. Në orën 19.00 në restoran Lamiga , të pranishmit do të kenë mundësi të shohin shfaqjen e dokumentarit “Tradita” , kurse më pas do të shtrohet edhe një koktej për të pranishmit.