Të enjten fillon D’Olcinuim Intenational Festival

0

Ditën e enjte me 8 tetor, Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Turistike dhe BKA-në, organizon manifestimin “D’Olcinium International Festival” i cili do të zgjasë deri me 11 tetor.

Manifestimi do të fillojë me “Ditën e Shegës” e cila do të mbahet të enjten në Katërkollë, e pastaj do të vazhdojë të premten në ora 18.00 me defilenë e grupeve folklorike prej Plazhës së Vogël e deri tek Qendra për Kulturë ku do të mbahet edhe një koncert.

Natën e tretë do të ketë poashtu koncert në Qendrën për Kulturë me fillim në ora 19.30 pas të cilit të pranishmit do të shijojnë specialitetet e vendit.

Me këtë manifestim i jepet zyrtarisht fund sezonit turistik dhe fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.