Të drejtat e popullatës LGBT dhe e drejta për abetare!

0

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat Suad Numanoviq, ishte sot për vizitë në Ulqin ku me kryetarin Gjeka nënshkroi memorandumin për mirkuptim dhe masat kundër diskriminimit të personave  në baze të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Numanoviq ceku rëndësinë e mbrojtjes së LGBT popullatës nga diskriminimi,  kurse kryetari Gjeka u zotua që sipas marrëveshjes, komuna të caktojë një kontakt person për implementimin e saj.

Në takim në të cilin moren pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Ulqinit Fuad Haxhibeti, dhe sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për mbrojtjen e popujve pakicë  Leon Gjokaj, u fol edhe për mundësinë e implementimit të abetares se re në shkollat shqipe, si dhe për angazhimin e një numri më të madh të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Pritet që perdorimi i abetares së pershtatshme, e cila perdoret në Shqipëri dhe Kosovë, të fillojë që nga viti i ardhshëm shkollor.

Pas mbajtjes se “Paradës së Krenarisë” (Gay Pride) në Podgoricë vitin e kaluar, fokusi i qeverisë është kthyer nga kjo popullatë dhe mbrojtja e saj nga diskriminimi.

E derisa te tjerët paradojnë për të drejta seksuale, ne shqiptarët vuajm për abetare. Tamam si në kohën e Theodor Voskopojarit.

Akoma nuk është e qartë se cfarë parade duhet të bëjnë shqiptarët për ta arritur një gjë të tillë në shekullin e 21.