Takimi në Podgoricë: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor

0

Në takimin e sotëm të mbajtur në Podgoricë morën pjesë kryetarët e të gjitha partive parlamentare përvec Frontit Demokratik.

Takimi është thirrur nga kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq, me qëllim arritjen e marrëveshjes për organizim sa më të drejtë të zgjedhjeve të ardhshme.

Në takim ishte prezent edhe i deleguari i Unionit Europian në Mal të Zi, Mitja Drobnic.

Nga partitë shqiptare në takim morën pjesë kryetari i Forcës Nazif Cungu, dhe i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj.

Në takim u ra dakord që ky proces të zhvillohet në dy faza, ku faza e parë do të zgjasë deri me 20 janar, gjatë së cilës do të identifikohen të gjitha problemet që ekzistojnë në procesin zgjedhor, mëson portali lajm.me.

Kryetarët Cungu dhe Camaj, hapën edhe cështjen e ligjit aktual zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj shqiptarëve dhe nevojitet të ndryshohet.
Me këtë në parim ranë dakord edhe nga partitë e tjera, sidomos kryetari i PDS-së Gjukanoviq dhe ai i PSP-së Srgjan Miliq, të cilët edhe diskutuan për këtë cështje.