Takimi i partive të pakicave: Njëhera platforma pastaj bisedimet për shumicën parlamentare

0

 

Kumtesë 24.10.2016

Në takimin e mbajtur në Podgoricë, përfaqësuesit partive të popujve pakicë, koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Qytetare Kroate, biseduan për një platformë të përbashkët e cila do të përmbajë kërkesat politike në përputhje me programet dhe parimet e tyre politike.
Në takim u arrit marrëveshja për krijimin e një grupi të përbashkët punues i cili në ditët në vijiim do të punojë për hartimin e një platforme të përbashkët të partive të pakicave në Mal të Zi. Krahas Platformës, secila parti apo koalicion do të punojë në përcaktimin e dokumenteve të veçanta të cilë do të përmbajnë kërkesat specifike politike të secilit prej tyre, si pjesë integrale e këtij procesi.
Vetëm pas definimit të këtyre dokumente të përbashkëta dhe të veçanta,  përfaqësuesit e partive do të fillojë procesin e negocimit për shumicën parlamentare.
Në këtë takim, i cili u mbajt në zyrat e Partisë Boshnjake në Podgoricë, në mër të kësaj parti morën pjesë: nënkryetarët Osman Nurkoviq dhe Kemal Purishiq, drejtori politik Suljo Mustafiq dhe deputeti i ardhshëm Ervin Ibrahimoviq. Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” u përfaqësua nga kryetari i Forcës Nazif Cungu, nënkryetari Genci Nimanbegu, , kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, dhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka. Iniciativa Qytetare Kroate u përfaqësua nga: Marija Vucinoviq, Kryetare e HGI dhe Adrian Vuksanoviq, si deputet i partisë.