Takimi Forca-PDS: Veprimet politike të bëhen në interes të Ulqinit

0

Në takimin e mbajtur në mes të përfaqësuesve të PDS-it dhe Forcës në Podgoricë, ku morën pjesë z. Markoviq, z. Gvozdenoviq dhe z Nrekiq, si dhe z. Cungu, z. Cakuli dhe z. Nimanbegu, janë bërë diskutime për situatën politike në Komunën e Ulqinit dhe mënyrat politike të tejkalimit të problemeve me të cilat ajo po përballet, mëson portali lajm.me.

Në takim u konstatua se veprimet politike duhet të shkojnë në interesin e banorëve të Ulqinit, i cili potencialet e zhvillimit i la të pashfrytëzuara.

Gjithashtu, vetëqeverisja vendore ka nevojë të përbëhet nga kuadro profesionale në mënyrë që të ngritet kapaciteti administrativ dhe rezultatet e vetëqeverisjes vendore.

Pasnesër PDS-ja do të mbaj takim me përfaqësuesit e koalicionit të përbërë nga Partia Demokratike, LD në MZ dhe Perspektiva, të cilat PDS-së i kanë ofruar edhe postin e kryetarit të komunës.

Në takim njoftohet pjesmarrja e kryetarit të PD-së Fatmir Gjeka, por nuk dihet nëse do të marrin pjesë Mehmet Bardhi dhe Amir Hollaj, apo do të dërgojnë përfaqësues tjerë nga partitë e tyre.