Takimi Cungu Veseli: Forcimi i faktorit shqiptar ne interes te shqiptareve dhe shtetit të Malit te Zi

0

Forcimi i faktorit shqiptar ne interes te shqiptareve dhe Malit te Zi
Pas takimit me presidentin Thaçi, Kryetari i Komuns së Ulqinit u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Ato dikutuan për zhvillimet politike në Mal të Zi duke u ndalur tek gjendja e subjekteve politike shqiptare dhe rëndësia që kanë zgjedhjet e 4 shkurtit. Së bashku u dakorduan se dobësimi i këtyre subjekteve dhe rënia e përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivel lokal dhe qendror është shqetësues. Z. Veseli konsideron se faktori politik shqiptar ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në demokratizimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Malit të Zi prandaj është në interes jo vetëm të shqiptarëve por edhe të vetë shtetit të Malit të Zi forcimi i këtij faktori. Ai premtoi se do të angazhohet që të shtohet mbështetja për shqiptarët e Malit të Zi nga ana e Republikës së Kosovës.